Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

Parashikimi i motit

Foto: KOHA

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin riga shiu. 

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 1-4 gradë celsius, e maksimalet mes 19-22 gradë. 

“Do të fryjë era nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, ka njoftuar IHMK.