Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës mund të sjellin reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të sillen mes 11-15 gradë celsius, e maksimalet mes 24-28 gradë.
“Do të fryjë era nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-9 m/s. Në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, shpejtësia e erës mund të rritet përkohësisht”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
