Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të çrregullta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat do të shtohen duke krijuar kushte për reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3 dhe 7 gradë celsius, e maksimalet mes 21dhe 24 gradë.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, ka njoftuar IHMK.
