Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat gjatë ditës pritet të sjellin reshje shiu dhe të përcjella me rrufe.
Temperaturat minimale parashihen të sillen mes 2-5 gradë celsius e maksimalet mes 11-15 gradë.
