Arbëri

Moti sot i vranët e me intervale të shkurtra me diell

Moti vranet

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale të shkurtra me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. 

Temperaturat minimale do të sillen mes 8-12 gradë celsius, e maksimalet mes 19-22 gradë. 

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK.