Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes 0 dhe 3 gradë celsius, e maksimalet mes 12-16 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.
