Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale parashihen të sillen mes 0 dhe 2 gradë celsius e maksimalet mes 13-15 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.
