Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira, reshje shiu e shkarkime elektrike.

Siç njoftoi IHMK-ja, temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet 12 e 16 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 23 e 29 gradë.

“Kjo situatë meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në kushtet biometeorologjike, hidrologjike dhe atyre agrometeorologjike, meqë mungesa e reshjeve është prezent kohëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Sipas parashikimit, në Kosovë do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit, e lehtë dhe lokalisht e fortë.