Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në fundjavë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë do të mbizotërojë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende –vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, sipas njoftimit të IHMK-së.

Të dielën pritet mot kryesisht i qetë, me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.