Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa të dielën pasdite mund të ketë rënie të shiut.
Sipas njoftimit, e shtuna parashihet me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Temperaturat minimale do ë lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë rritje të lehta.
Të dielën, sipas IHMK-së, parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale parashihen të shënojnë rritje ë lehta, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë rreth 10 gradë Celsius.