Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten pritet reshjet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë të përqendruara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Ditët tjera parashihen me mot të vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 5 deri në 16°C. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s. Sa i përket kushteve agrometeorologjike, reshjet e parashikuara do të kontribuojnë në përmirësimin e lagështisë së tokës, duke krijuar kushte të favorshme për përgatitjen e tokës dhe zhvillimin e kulturave pranverore. Temperaturat në këto vlera mbeten përgjithësisht të përshtatshme për aktivitetet bujqësore në terren”, ka njoftuar IHMK.