Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Mot me reshje bore edhe sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se edhe gjatë ditës së martë parashihet të ketë reshje bore në Kosovë.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale parashihen të ulen deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri në 11 gradë Celsius.

“Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.