Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i qëndrueshëm gjatë kësaj jave në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e stinës së dimrit do të vijojë me kushte më të qëndrueshme meteorologjike, derisa nga e mërkura pritet të ketë reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në 1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

“Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e plotë të IHMK-së.