Viti i ri shkollor 2017/2018 mund të nisë me disa probleme në shkollat e Kosovës. Kjo pasi tekstet shkollore do të jenë botime të vjetra, e që nuk përputhen me kornizën e kurrikulës që pritet të nisë këtë vit për klasën e parë, të gjashtë e të dhjetë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përmbajtja e teksteve shkollore do të duhej të ishte e bazuar në kompetenca dhe shkathtësi, për t’ iu përshtatur kësaj kornize. Ndërkaq, tekstet e vjetra i përshtaten kurrikulës së vjetër që ishte e bazuar më shumë në përmbajtje.
Me kornizën e re të kurrikulës nënkuptohet kalimi nga një kornizë që është bazuar në përmbajtje, në një kornizë të bazuar në kompetenca e shkathtësi, me qëllim që mësimi të jetë sa më praktik dhe në përputhshmëri me tregun e punës. Mossigurimin e botimeve të reja po e shohin si sfidë edhe vetë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ngrihen dyshime për vlefshmërinë e Testit të Arritshmërisë
-
Nxënësit dhe prindërit e konsiderojnë të panevojshëm Testin e Arritshmërisë
-
Shkollat në pritje të katalogut nga MASHTI, paralajmërohen pasoja nëse vonohet
-
Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Maturës
-
Nxënësit e epokës së AI-së mësojnë me kurrikulën e para një dekade