Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme vitin e ri shkollor do ta nisin me kurikulë të re, por me po të njëjtat tekste, të cilat vazhdojnë të kritikohen për gabime të shumta teknike, pasaktësi shkencore, të meta në përmbajtje e prani të paragjykimeve e stereotipeve.
Vërejtje për përmirësime të pakta për këtë, Ministria kishte marrë edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjohës të arsimit hedhin kritika të shumta në adresë të kësaj ministrie, e cila, sipas tyre, as këtë vit nuk e ka bërë rishikimin e teksteve.
Rinor Qehaja konsideron se është jashtëzakonisht për keqardhje fakti se rreth 40 për qind e përmbajtjes së librave është e panevojshme.
Jo vetëm ndryshimin e disa teksteve shkollore, por largimin e tërësishëm të tyre, po e kërkon njohësi tjetër Shkëlzen Gashi.
Sipas tij, nëse Ministria e Arsimit nuk ndërmerr asgjë për botimin e librave të rinj, rezultati i PISA-s do të jetë edhe më i keq se ai i vitit të kaluar.