Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogehrini, sipas të gjitha gjasave, nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrëse në konferencën e Berlinit, ku në fokus të bisedave do të jetë procesi ndërmjetës i të cilit ka qenë dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës, njofton Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe duke u thirrur në burime të besueshme në Bruksel, përcjell FoNet.
Mogherini, megjithatë e pranishme do të jetë vetëm si zëvendësuese e kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, transmeton Koha.net.
Këto burime kanë theksuar se i vetmi zyrtar i Brukselit që e ka marrë ftesën për takimin e të hënës në Berlin ka qenë kryetari i Komisionit Evropian, Juncker.
“Presidenti Juncker nuk ka mundësi të marrë pjesë në takim dhe kjo është arsyeja pse në vend të tij shkon Mogherini”, kanë thënë burime të rel-it.
-
Mogherini mblodhi në Bruksel liderët e rajonit, diskutuan për zhvillimet në Ballkan
-
Borrell do ta vizitojë Kosovën si destinacion të parë, por nuk do ta trajtojë si shtet
-
Media serbe: Gjermania do përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi
-
BE-ja ende në kërkim të personit kyç për dialogun Kosovë-Serbi
-
Mogherini zyrtarisht ia dorëzon detyrën Borrellit