Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë së koalicionit PDK-LDK, të cilën e udhëheq Isa Mustafa, do të mbahet të mërkurën në orën 10:00, raporton KTV.
Datën dhe orën e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Sot deputetët përfaqësues të opozitës kanë dorëzuar në sekretarinë e Kuvendit të Kosovës mocionin me 42 nënshkrime të deputetëve me të cilin kërkohet mosbesimi ndaj Qeverisë Mustafa.
Në mesin e deputetëve që kanë nënshkruar këtë kërkesë janë edhe tetë deputetë të pozitës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi në pritje të opinionit të IKShPK-së, nesër ka mbledhje rreth mbajtjes së seancës
-
Mocioni i LDK-së për mosbesim ndaj Qeverisë mbërrin në Kuvend
-
LDK-ja i ka mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit, ato dorëzohen sot
-
Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë
-
Opozita ende s’e di datën kur do të çojë mocionin në Kuvend