Ende nuk ka një datë të saktë se kur opozita do ta dërgojë në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Këtë nuk e dinë as vetë ata që po punojnë që koalicionin PAN ta rrëzojnë nga pushteti, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë LDK thonë se mocioni nuk duhet të dërgohet në Kuvend pa u siguruar se i kanë 61 votat e nevojshme, derisa në Vetëvendosje thonë se mes partive opozitare ende po diskutohet nëse duhet të procedohet mocioni në Kuvend edhe pa i pasur 61 nënshkrime.
Dy partitë opozitare nuk po mërziten për kritikat që po u adresohen atyre, sidomos nga PDK-ja.
E fundit ishte ajo nga kreu i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli, që LDK-në e quajti humbëse e Vetëvendosjen anarkiste.
Në LDK thonë se këto sulme vijnë në kohën kur atyre u dolën aferat për korrupsion e krim të organizuar, ndërkohë në Vetëvendosje thonë se janë mësuar me akuza të tilla, sidomos kur PAN-i çdo ditë përmes sondazheve po e sheh humbjen.
Për të koordinuar veprimet për rrëzimin e qeverisë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, më herët, ka takuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, e atë të PSD-së, Shpend Ahmeti.