Ajo ka thënë të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se KRU “Prishtina” po i përfill rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duke bërë thirrje që uji të mos konsumohet, si dhe po shpëlahen gypat magjistral dhe ata sekondarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ujin për pije po e përgatitim përmes autobotëve që po punojnë që nga ora 8:00 deri në 22:30. S’kemi vështirësi të furnizojmë me ujë për pije, jemi më të përgatitur se vitin e kaluar. Kjo nuk është hera e parë që ka rritje të sasisë së manganit në Badoc. Vitet paraprake sasia e manganit ka qenë më e lartë për 2-3 ditë, e në atë periudhë kishim zvogëluar prodhimin e ujit që të ruanim kualitetin. Të shohim sivjet”, ka deklaruar Mjeku.
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale ka shtuar se ky fenomen është krejtësisht natyror, për shkak të ditëve të nxehta e netëve të ftohta.
“Kjo është dukuri kur ditët janë të nxehta e netët të ftohta. Kjo ndodh në të gjitha liqenet e botës. Është diçka e natyrës. Fokusi është këtu edhe ekipet e terrenit janë fokusuar që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë”, ka shtuar ajo.
Sipas Mjekut, kjo sasi e lartë e manganit në ujë nuk ndikon nëse ai konsumohet për 7 deri në 10 ditë, por efektet mund të jenë pas kësaj periudhe kohore. Ajo ka shtuar se mangani nuk ndikon në lëkurë dhe mund të shfrytëzohet për pastrim.
“...Nëse sasia e manganit është e lartë mund të shihet edhe me sy, ka ngjyrë kafe, por tash s’është ajo sasi e madhe që ta shohim me sy në krojet tona. Në pastrim nuk ndikon në lëkurë, mund të pastrohen rrobat si ujë teknik ,por vetëm për ushqim e pije jo”, ka thënë ajo.