Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas rritjes së vlerave të manganit në Badoc, nis furnizimi me ujë përmes autobotëve

Liqeni i Badocit

Liqeni i Badocit

Pas rritjes së vlerave të manganit në liqenin e Badocit, furnizimi me ujë për qytetarët ka filluar të bëhet përmes autobotëve. Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Arjeta Mjeku, ka deklaruar se gjithashtu po vazhdon edhe shpërlarja e linjave magjistrale dhe sekondare për të ruajtur cilësinë e ujit.

“Në të njëjtën kohë janë (publike) edhe oraret e autobotëve, sepse ne jemi rekomanduar nga Ministria e Shëndetësisë që të zvogëlojmë prodhimin e ujit për të ruajtur cilësinë e ujit, pastaj për të bërë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare. Vazhdimisht duhet të bëjmë shpëlarje si dhe të sigurojmë ujë për pije për qytetarët përmes autobotëve,” deklaroi Mjeku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë së hënës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar te qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit e Liqenit të Badocit që të mos e përdorin ujin për pije, shkaku i rritjes së vlerave të manganit. 

IKSHPK-ja ka theksuar se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin dhe se uji mund të përdoret vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës personale, por jo edhe për pije. 

Këtë vit rritja e vlerave të manganit në liqenin e Badocit është paraqitur një muaj më herët, krahasuar me vitet 2023 dhe 2024.