Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shpallur gjendjen emergjente në këtë komunë pas vërshimeve dhe situatës së krijuar nga reshjet e shiut.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të kësaj komune, Hamza ka shpallur gjendjen emergjente pas vlerësimit të gjendjes nga Qendra Operative Emergjente për Menaxhimin dhe Monitorimin e situatës.
Hamza ka thënë se gjendja është rënduar në përgjithësi.
Qendra Operative Emergjente për Menaxhimin dhe Monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e shiut është në përbërje: drejtoritë komunale; Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrfikësve, Forca e Sigurisë së Kosovës, Qendra Operative Rajonale, Ujësjellësi, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kryqi i Kuq, Ekipi i Kërkim Shpëtimit si dhe Klubi i Zhytësve.
Anëtarët e qendrës operative kanë apeluar për kujdes të shtuar në qarkullim, deri në tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Gjendje të jashtëzakonshme nga vërshimet ka shpallur edhe Komuna e Skenderajt.
-
Mblidhet Shtabi Emergjent në Mitrovicë pas situatës së rënduar nga vërshimet
-
Gjendje emergjente në Mitrovicë e Skenderaj shkaku i përmbytjeve
-
Pas vërshimeve, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj
-
AME-ja e cilëson stabile dhe të menaxhueshme situatën pas reshjeve
-
Ende rrezik nga vërshimet në disa komuna, në të tjera situata nis të stabilizohet