Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratohet propozimvendimi për subvencionimin me nga 50 euro të atyre që adoptojnë qen endacakë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me shumicë votash, këshilltarët e kuvendit komunal kanë miratuar propozimvendimin për subvencionim të atyre që marrin në përkujdesje dhe mbajtje qentë endacakë.

Në njoftimin e komunës thuhet se ky propozimvendim është miratuar me 26 vota, teksa shuma e propozuar është prej 50 euro në muaj.

“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve", ka deklaruar para këshilltarëve komunalë kryetari Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, ka thënë se qëllimi i këtij vendimi është të zvogëlohet numri i qenve endacakë në rrugët e qytetit.

Sipas njoftimit, zbatimi i këtij vendimi pritet të nisë shpejt, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme.