Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, bashkë me amandamente.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore.
“Ky proces tashmë është i pakthyeshëm. Me këtë listë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Për herë të parë po përcaktohen rregulla për listën për barnat e rimbursueshme. Me këtë projektligj rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve. Ky është një moment vendimtar për vendin tonë për marrëdhënien qytetar-shtet. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat më domethënëse për qeverinë tonë. Me sigurimin e detyrueshëm çdo qytetar do të ketë qasje në shërbimet bazë shëndetësore duke reduktuar ndjeshëm barrën financiare individuale. Me këtë ligj shtohet edhe një burim i qëndrueshëm i rritjes së buxhetit të shëndetësisë publike. Në vend të kostove të papërballueshme për trajtime shëndetësore, sigurimi i detyrueshëm do të ndihmojë krijimin e në një mbrojtjeje financiare për qytetarët dhe do të reduktojë rrezikun e rënies nën pragun e varfërisë për shkak të shpenzimeve shëndetësore”, ka thënë ai.
Deputeti i VV-së, Burim Meta, ka kërkuar që në ligj të përfshihet sigurimi edhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftë.
“Projektligji ka përjashtuar viktimat e dhunës seksuale gjate luftës që të lirohen nga pagesa e sigurimit shëndetësor si disa kategori të tjera. Ministër përfshijeni këtë çështje këtu përndryshe do të keni vështirësi ta merrni votën tonë”.
Edhe
Miratohet projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
E, Vitia ka thënë se kjo gjë tashmë është adresuar dhe se Qeveria e ka përgatitur amendamentin. Ai ka theksuar se kjo kategori do të mbulohet nga shteti.
“Besoj që në Komision midis leximeve do të votohet ky amandament”.
S’nis seanca, Konjufca: Mos caktoni mbledhje të komisioneve kur ka seanca
As pas një ore prej kur ishte paraparë të niste, seanca e Kuvendit të Kosovës nuk...-
Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
-
Miratohet në parim edhe projektligji për sigurimet shëndetësore
-
Vitia: Me sigurimin e detyrueshëm shëndetësor zvogëlohet pabarazia në ofrimin e shërbimeve
-
Themelimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore shihet si riaktivizim i një strukture jofunksionale