Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia: Me sigurimin e detyrueshëm shëndetësor zvogëlohet pabarazia në ofrimin e shërbimeve

Arben Vitia

Foto: Driton Paçarada

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ka kaluar në Qeverinë e Kosovës dhe pritet të procedohet sa më shpejt për miratim në Kuvendin e Republikës.

Sipas Vitisë, për hartimin e këtij projektligji janë analizuar dhe studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare, duke u marrë parasysh edhe rrethanat ekonomike dhe sociale në Kosovë. Ai theksoi se pas një dekade, ky ligj më në fund po merr formën e duhur për të vazhduar rrugëtimin në Parlament.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri shtoi se ligji përfshin të gjithë popullatën dhe synimi kryesor është qasja universale në shërbime shëndetësore. Sipas tij, me këtë ligj do të përshpejtohet arritja e mbulimit shëndetësor universal, do të përmirësohet mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve, si dhe do të zvogëlohet varfëria dhe pabarazia në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

 “Ligji përfshinë të gjithë popullatën. Synimi është për qasje universale. Me këtë ligj do të përshpejtohet arritja e mbulimit shëndetësor universal, që të përmirësohet mirëqenia dhe shëndeti, duke zvogëluar varfërinë dhe pabarazinë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Vitia.

​Çmimet tavan, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet

Ministrja e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë detaje se si do të zbatohet në praktikë Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në rastet e veçanta të destabilizimit në treg.

Pas miratimit në qeveri, ajo tha se bordi i themeluar nga Kuvendi do të përcaktojë saktë një listë të produkteve për mbikëqyrjen e çmimeve, mbi të cilat nuk guxon të tregtohet.

“Në këtë rast mund të përcaktojmë saktë se për një listë të produkteve të miratuara nga bordi për mbikëqyrjen e çmimeve do të ketë çmime mbi të cilat nuk guxon të tregtohet. Në situata të tilla do të ketë një mbikëqyrje dhe sanksionim më të rreptë. Kjo do të përcillet me fushatë informuese edhe për konsumatorët dhe operatorët. Ideja nuk është të krijojmë panikë ose humbje të produkteve në treg, por të ruhet interesi i qytetarëve. Në secilën krizë ka të tillë që synojnë përfitimin”.

Ajo tha se edhe caktimi i marzhës së fitimit për derivatet po jep rezultate konkrete.

“Vendimi për përcaktimin e marzhës së fitimit në derivate ka funksionuar. Ne kemi përcjellë tregun dhe ka pasur keqkuptim mbi atë se cili është çmimi. Ne nuk kemi vendosur çmim tavan, por kemi vendosur marzhë të fitimit. Ajo është e lidhur me çmimin e importit. Rrjedhimisht, nëse në një ditë çmimi në doganë pas akcizës dhe TVSH-së ka qenë 1 euro e 60 cent, marzha ka mundur të shkojë deri në 1 euro e 74 cent. Shumica e operatorëve kanë përdorur pjesën prej 2 deri në 8 cent, nuk e kanë përdorur çmimin maksimal. Ka pasur katër raste të shkeljes së këtij vendimi dhe janë në procedurë”, tha ajo.

Lexo përditësimet tjera
qev

Qeveria miraton projektligjin për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

Qeveria ka miratuar një numër projektligjesh të premten, në mesin e të cilëve edhe atë për...