E sponsorizuar nga Ministra e Integrimit Evropian, në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar kërkesa që i drejtohet Presidentit të Kosovës, për të dhënë autorizimin për nënshkrim të marrëveshjes bilaterale në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, Asistenca teknike në kontekstin e integrimit europian.
“Marrëveshja ka të bëjë me projektin e përbashkët zhvillimor në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për përmbushjen e kërkesave të MSA-së të arritur me BE-në që do të zbatohet gjatë 4 viteve. Projekti do të zbatohet në përputhje me dokumentin teknik dhe financiar të projektit-Asistenca teknike në kontekstin e Integrimeve Evropiane”, theksoi ministrja Hoxha duke shtuar se është përgatitur nga agjencitë ekzekutive të cilën të dyja palët e kanë nënshkruar.
Kjo Marrëveshje, theksoi ministrja Dhurata Hoxha, është e rëndësishme për Qeverinë dhe Ministrinë e Integrimit Europian në veçanti, për fuqizimin e administratës publike.
Kontributi i Qeverisë së Luksemburgut në financimin e projektit në bazë të granteve do të jetë në shumën prej 2 milionë euro, ndërsa kontributi financiar i Republikës së Kosovë do të jetë në vlerën prej 100 mijë euro.
-
Hoxha pret përkrahjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave
-
Hoxha informon deputetët për projektin me Luksemburgun për zhvillimin e kapaciteteve
-
Luksemburgu mbështet Kosovën për zbatimin e MSA-së me 2 milionë euro
-
Hoxha nënshkruan me Komisionin Evropian përkrahjen me vlerë 48 milionë euro
-
Hoxha: Tri ligje të reja i sjellin Kosovës 78 milionë euro