Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka informuar komisionin parlamentar për integrim evropian lidhur me Projektin për asistencë teknike të Luksemburgut, në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Zhvillimor, Asistencë Teknike në Kontekst të Integrimit Evropian.
Hoxha theksoi se procesi i integrimi është kompleks dhe kërkon reforma në shumë sektorë.
“Ministria e Integrimit në bashkëpunim me institucionet tona dhe partnerët duke përfshirë Zyrën e BE-së, ka identifikuar një numër të fushave prioritare të MSA-së, të ashtuquajturit kapituj të Acquis, ku do të kontribuohet në forcimin e kapaciteteve. Qëllimi është zbatimi efikas i MSA-së në veçanti dhe agjendës së integrimit”, theksoi ajo.
Po ashtu, Hoxha kërkoi që të ofrohet mbështetje edhe për Ministrat dhe Komisionin sepse asistenca për shërbimin civil duhet të koordinohet edhe me asistencë për nivelin politik për implementimin e MSA-së.
Ajo ka thënë se asistenca e Luksemburgut për Kosovën ofrohet për, trajnim të trajnerëve, nevoja ad-hoc për ekspertizë dhe politika të caktuara dhe hulumtime gjithëpërfshirës i politikave të BE-së për të ndihmuar në formulimin e politikave nacionale dhe përafrimin e legjislacionit.
Edhe
Luksemburgu mbështet Kosovën për zbatimin e MSA-së me 2 milionë euro
Hoxha ka thënë se fushat prioritare bazohen në prioritetet e MSA-së dhe përfshijnë 10 fusha të politikave nga të cilat 9 kapituj të Acquis dhe një temë horizontale. Hoxha ka bërë të ditur se projekti planifikohet të realizohet për katër vjet, me shumë të mbështetjes 2.1 milionë euro nga të cilat Luksemburgu jep grant 2 milionë euro dhe bashkëfinancimi nga MIE është 100 mijë euro. Projekti do të menaxhohet nga Komiteti i përbashkët Drejtues (MIE, Luksemburg) dhe do të implementohet nga Ministria e Integrimit.
Projekti për zhvillimin e kapaciteteve në vlerë prej 1.5 milion euro është duke u negociuar me Qeverinë e Norvegjisë, për 9 kapituj të ri, ka njoftuar ajo.