Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim Ambasadorin e Dukatit të Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, dhe me këtë rast diskutoi për programet e përkrahjes nga Luksemburgu dhe në përgjithësi për procesin e integrimit, me theks të veçantë liberalizimin e vizave.
Luksemburgu është përkrahës dhe donator i fuqishëm i shtetndërtimit, theksoi Hoxha dhe falënderoi Ambasadorin Schmit, dhe përshkroi nivelin e realizimit të projekteve nga ky vend mik i Kosovës.
“Sferat e interesimit dhe përkrahja nga Luksemburgu janë me shumë vlerë”, theksoi ministrja, duke shtuar se “reforma dhe fuqizimi i administratës dhe asistencën për zbatimin e MSA-së, janë pikat e forta të kësaj përkrahjeje”.
Po ashtu, Ministrja kërkoi mbështetjen e Luksemburgut për të votuar pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave.
Ambasadori Schmit theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së si dhe reformën gjithëpërfshirëse e cila rezultoi jo vetëm me liberalizimin e vizave por edhe proceset tjera integruese si anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si dhe procesin integrues euro-atlantike.
Aktualisht janë duke u zbatuar projekte në vlerë prej 22.5 milionë eurove, si në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave, derisa Luksemburgu, gjatë periudhës 2017-2020 për projekte të ndryshme, ka planifikuar përkrahjen e institucioneve të Kosovës me vlerë 30 milionë euro.
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Presidenca irlandeze e BE-së jep pak shpresa për Kosovën