Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takimin zyrtar me ministrin e Jashtëm dhe Çështjet Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Jean Asselborn, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e deritashëm të shkëlqyer, integrimin në organizatat ndërkombëtare si dhe projektet që ndihmojnë procesin integrues si dhe liberalizimin e vizave.
“Përkrahja që ka ardhur për Republikën e Kosovës nga Dukata e Madhe e Luksemburgut, me theks në diplomaci, fuqizimin e shtetësisë dhe realizimin e procesit integrues, është tejet e rëndësishme për Kosovën”, theksoi Hoxha.
Ministri Asselbor e siguroi Ministren se Luksemburgu do të ofrojë mbështetje të fuqishme për Kosovën për integrimin në organizatat ndërkombëtare si dhe përkrahjen e realizimit të projekteve të domosdoshme për procesin integrues.
Hoxha theksoi edhe rëndësinë e përkrahjes së Luksemburgut në organizatat ndërkombëtare si dhe vota e këtij shteti mik, në institucionet ku kërkohet integrimi në to, duke theksuar se projektet e mbështetura nga Luksemburgu i kontribuojnë procesit integrues si dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
-
Hoxha pret përkrahjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave
-
Osmani nga Luksemburgu kërkon mbështetje për integrimin euroatlantik të Kosovës
-
Pas zgjedhjeve parlamentare në BE pritet aktualizimi i proceseve pozitive për Kosovën
-
Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim
-
Ministrja Hoxha në Bruksel, zhgënjim për vonesat në liberalizimin e vizave