Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha u takua me Udhëheqësen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.
Hoxha dhe Dostert diskutuan për zbatimin e asistencës së Luksemburgut në Kosovë. Luksemburgu është duke përkrahur institucionet e Kosovës në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave. Janë duke u zbatuar projekte në këta sektorë në vlerë prej 22.5 milion eurove, ndërsa gjatë periudhës 2017-2020 do të fillojnë edhe projekte të tjera në vlerë 30 milion euro.
Me këtë rast, Hoxha, theks të veçantë vuri mbi përkrahjen e procesit të integrimit evropian për të cilën është paraparë realizimi i projektit që nëpërmjet asistencës teknike të punohet në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e MSA-së, respektivisht nëntë kapitujve të identifikuara tani si primare.
Nga ana e saj,Dostert nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe ofroi mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave.
-
Hoxha pret përkrahjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave
-
Luksemburgu mbështet Kosovën për zbatimin e MSA-së me 2 milionë euro
-
Luksemburgu përkrahë integrimin e Kosovës me 30 milionë euro
-
Kosova merr përkrahje nga Zvicra për proceset integruese
-
Hoxha informon deputetët për projektin me Luksemburgun për zhvillimin e kapaciteteve