Në Mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur për miratim kërkesën për plotësimin dhe ndryshimin e Programit Legjislativ për vitin 2018 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që, sipas saj, ka impakt financiar prej 78.450.000 eurosh.
Pjesë e Programit legjislativ është bërë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian; Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së për programin ‘Evropa për Qytetarët’, dhe; Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, “Asistencë Teknike në kontekst të Integrimit Evropian.
Këto projekt-ligje, sipas ministres Hoxha, ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare, dhe përbëjnë zotimin e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet evropian, i icili do kontribuojë në Integrimin evropian të Kosovës dhe përfitimin nga programet e BE-së. Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe BE-së, mundëson zbatimin e programeve në vlerë prej 49.450.000, prej të cilave, 48 milionë euro janë nga BE-ja, pjesa tjetër bashkëfinancim i Qeverisë së Kosovës, ndërsa marrëveshja me Luksemburgun kapë shumën prej 30 milionë euro për sektorët prioritarë.
“Marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së për programin “Evropa për Qytetarët”, mundëson pjesëmarrjen e Kosovës në këtë program me vlerë prej 185 milion eurove, i krijuar në vitin 2014. Ky program ka për qëllim të kontribuojë në informimin e qytetarëve për BE-në, historinë dhe diversitetin e saj, të nxisë qytetarinë evropiane dhe të përmirësojë kushtet për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike në nivel të BE-së, të rritet ndërgjegjësimi për përkujtimin, historinë dhe vlerat e përbashkëta dhe të nxitet pjesëmarrja demokratike e qytetarëve në nivelin e BE-së”, ka theksuar ministrja Hoxha.
Ndërsa, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, potencoi ministrja Hoxha, mundëson krijimin e mekanizmit për trajnim dhe asistencë teknike që fuqizon burimet njerëzore të administratës së Kosovës, dhe trajton temat kyçe të procesit të integrimit ashtu që të komunikohen në mënyrë efektive si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe donatorëve.
-
Kërkohet miratimi i dy projektligjeve për procesin integrues të Kosovës
-
Hoxha: Fondet e BE-së janë thelbësore për rrugën tonë integruese
-
Hoxha autorizohet të nënshkruajë marrëveshjen mbi 90 milionëshe IPA 2018
-
Hoxha thotë se miratimi i ligjeve nga Kuvendi, janë të rëndësishme për procesin integrues
-
Hoxha kërkon unitet dhe votim të projektligjeve për të hënën