Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, është shqyrtuar propozim vendimi për autorizimin e ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, për të nënshkruar marrëveshjen financiare Kosovë-BE, IPA 2018.
Ky propozim u miratua dhe Hoxha mori autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjes financiare IPA 2018 në emër të Kosovës me BE-në, me vlerë 90.5 milionë euro.
Në këtë Mbledhje të Qeverisë, Ministrja Hoxha mbajti ekspoze për Zbatimin e Programit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PKZMSA) gjatë vitit 2018.
“Shkalla e përgjithshme e zbatimit të Programit të MSA-së, gjatë vitit 2018 është 68.23%, pasi që 363 nga 532 masat janë zbatuar, deri sa performanca e vitit 2018 për 6% ka qenë më e mirë krahasuar me vitin paraprak”, potencoi Hoxha.
“Shkalla e zbatimit të masave legjislative është 55.56%, pasi që 80 nga 144 masa të planifikuara janë zbatuar, ndërsa shkalla e zbatimit të masave zbatuese është 72.94%, pasi që 283 nga 388 masa të tilla të planifikuara janë zbatuar”, ceku Ministrja duke u fokusuar në reformat e planifikuara por që nuk janë realizuar si në administratë, bujqësi, transport rrugor, etj.
-
Hoxha pohon se Kosova e ka tejkaluar planin e zbatimit të MSA-së
-
Hoxha: Kemi tejkaluar planin e zbatimit të MSA-së, do të kemi dinamika edhe më të mëdha
-
Hoxha: Salla e koncertale do të ndërtohet nëse komuna e gjen lokacionin, mjetet s’janë humbur
-
Vonesa të theksuara të zbatimit të MSA-së në fillim të këtij viti
-
Hoxha: Zbatimi i MSA-së duhet të dinamizohet