Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ministrja Haradinaj dhe ambasadori Minxhozi kanë biseduar për përgatitjet para mbledhjes së dy qeverive, takim ky që do mbahet me 2 tetor.
“Në një takim të përzemërt prita sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive me 2 tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt” është shprehur kryediplomatja Haradinaj-Stublla.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Minxhozi diskutojnë dinamikën e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
-
Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë pritet në takim lamtumirës nga Kurti
-
Mehaj takohet me Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë - Shqipëri
-
Më 26 nëntor mbledhja e përbashkët e Qeverive Kosovë-Shqipëri