Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, të cilin e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e shtet-ndërtimit të Kosovës që nga çlirimi e në vazhdimësi.
Në këtë takim u ritheksua nevoja e një dinamike të re bashkëpunimi dhe aspirate drejt integrimit euro-atlantik dhe avancimit të prioriteteve të përbashkëta.
“Kosova dhe Shqipëria e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të tashmen, duke qenë Një dhe po në këtë trase, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë”, tha Haradinaj-Stublla.
Ajo ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë në proceset e ardhshme, e të cilat janë jetike për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi.
-
Ministrja Haradinaj-Stublla e ambasadori Minxhozi biseduan rreth përgatitjeve për takimin Kosovë-Shqipëri
-
Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj
-
Ministri Arbrashi e ambasadori Minxhozi diskutuan për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës
-
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë pritet në takim lamtumirës nga Kurti
-
Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë