Një ekip nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), të martën takoi banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës, të cilëve u ofroi zgjidhje sa i përket kyçjeve në rrugën nacionale N9, segmenti Zahaq - hyrja e Pejës.
Shefi i kabinetit të ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal, MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge.
Zejnaj tha se nga muaji gusht i këtij viti do të fillojë implementimi i katër rrethrrotullimeve dhe një hyrje-daljeje në këtë segment rrugor.
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët e Zahaqit nesër protestojnë kundër barrierës së vendosur nga Ministria e Infrastrukturës
-
Sipas MI-së, brenda 10 ditësh përfundon projekti për kyçje në Urën e Llazicës
-
Ministria e Infrastrukturës ndihmon 3 komunat perëndimore me projekte infrastrukturore
-
Përurohet segmenti rrugor i autostradës Pejë-Zahaq
-
Inaugurohet zgjerimi i rrugës Klinë – Pejë