Në 95 shkolla të Kosovës ka përfunduar pilot-projekti për kornizën e re të kurrikulës mësimore.
Ndonëse nuk ka kurrfarë të dhëne se si ka shkuar ky proces, Ministria e Arsimit ka filluar trajnimet e mësimdhënësve të klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë, në mënyrë që kështu të shtrihet korniza e re kurrikulare në të gjitha shkollat e vendit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zyrtarit ligjor të kësaj ministrie, Faton Fetahu, janë angazhuar trajnerë të shumë ku mësimdhënësit trajnohen në bazë të përmbajtjes së kurrikulës.
Deri tash, sipas tij, janë trajnuar më shumë se 4 mijë mësimdhënës.
Fetahu thotë se për pjesën tjetër të mbetur, trajnimet do t’i zhvillojnë trajnerët e komunave përkatëse.
Por, njohës të çështjeve arsimore e shohin me skepticizëm shtrirjen e kornizës kurrikuale nëpër të gjitha shkollat e vendit, sepse, sipas tyre, nuk ka raport se si ka shkuar pilotimi i saj.
Po ashtu, edhe Halim Hyseni vazhdimisht ka shprehur kritika ndaj kurrikulës së re.
Ai thotë se fillimisht duhet të vihen standarde që përcaktojnë suksesin e kurrikulës.
Sipas zyrtarëve të MASHT-it, korniza e re e kurrikulës nënkupton kalimin nga një kornizë e bazuar në përmbajtje, në një kornizë të bazuar në kompetenca dhe shkathtësi, ku synohet që mësimi të jetë sa më praktik dhe në përputhshmëri me tregun e punës.