Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Infrastrukturës mbështet dy projekte të Zubin-Potokut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kreun e Zubin-Potokut, Stevan Vulkoviq.

Me këtë memorandum parashihet mbështetja për dy projekte. Vlera e këtyre dy projekteve është 626 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri Lekaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i këtyre dy projekteve infrastrukturore, të Komunës së Zubin-Potokut, që do të ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe se çfarëdo kërkese nga komuna e Zubin-Potokut për projekte infrastrukturore, por edhe për projekte të tjera do ta kenë mbështetjen e ministrit Lekaj.

Ndërkaq kryetari i Zubin-Potokut, Stevan Vulkoviq, ka thënë se këto dy projekte do të jenë ndihmesë e madhe për qytetarët e komunës së tij dhe për zhvillim edhe më të madh të turizmit në këtë komunë.