Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, njoftoi se prezantoi Master Planin e Ujitjes së Tokave Bujqësore të Kosovës në Këshillin Ndërministror për Ujëra (KNMU).
Në njoftimin për media nga kjo ministri, thuhet se Mustafa, shpalosi prioritetet e këtij Master Plani, i cili parasheh përfshirjen e të gjitha tokave bujqësore në sistemin e ujitjes.
Sipas tij, me zbatimin e këtij Master Plani, do të rritet hapësira e tokave bujqësore që përfshihen nën ujitje, nga 20 mijë hektarë në 90 mijë hektarë.
Tutje, Mustafa sqaroi se për zbatimin e këtij Master Plani, do të nevojiten 590 milionë euro investim.
“Ky investim në ujitje, do të jetë për bujqësinë tonë, për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe të ushqimit cilësor për familjet tona”, tha tutje, Ministri Mustafa.
Me këtë Master Plan janë paraparë projekte madhore rehabilitimi, zgjerimi të rrjetit dhe krijimit të skemave të reja të ujitjes.
-
600 milionë euro investime për ujitjen e tokave bujqësore, nis me Pejën, Vushtrrinë dhe Vitinë
-
Kosova nënshkruan marrëveshje me BB-në për grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
-
Ministria e Bujqësisë planifikon t'i rrisë investimet në sisteme të ujitjes
-
Qeveria synon fond të veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore
-
Mustafa: Do të ketë investime në bujqësi dhe përkrahje të vazhdueshme për fermerët