Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se sektori i bujqësisë është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndaj, sipas tij, do të ketë investime për bujqësi dhe do të ketë përkrahje të vazhdueshme për fermerët në vend.
Kështu tha Mustafa në Punëtorinë për promovimin e rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, përcjell kp.
“Do të fuqizojmë certifikimin e produkteve për tregun vendor dhe për atë ndërkombëtar. Kemi prioritet përkrahjen e fermerëve. Sektori i bujqësisë përbën sektorin më të madh për zhvillim ekonomik dhe për krijim e vendeve të reja të punës. Ndaj, duke përkrahur sektorin e bujqësisë, mbështeten edhe sektor të tjetër me ndikim për zhvillim të vendit”, tha Mustafa.
-
Mustafa thotë se fermerët e Prishtinës do të mbështeten edhe me subvencione
-
Ministria e Bujqësisë i konsideron shoqatat e fermerëve si partnerë kryesorë
-
Mustafa thotë se do ta ketë prioritet sektorin e qumështit
-
Mustafa fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë
-
Pacolli: Bujqësia prioritet, mbështetje më e madhe për fermerët në mandatin e ardhshëm