Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka prezantuar para një delegacioni zviceran mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë në Kosovë, duke i ftuar investitorët zviceranë “të investojnë në një ndër sektorët më me potencial në vend”.
Sipas një njoftimi nga MBPZHR, Mustafa sot është takuar me Daniel Waffler, deputet në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, i shoqëruar nga Karl Kupper, përfaqësues i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi e Industri në Zvicër.
“Me politikat tona qeveritare do të orientohemi në mbështetjen e faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar të produkteve bujqësore”, ka thënë Mustafa.
Në njoftim po ashtu thuhet se delegacioni zviceran ka njoftuar ministrin kosovar me format e bashkëpunimit “të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë në sektorin e bujqësisë, si dhe në rritjen e bashkëpunimit mes të dyja shteteve në aftësimin profesionalë të kuadrove në këtë sektor”.
-
Mustafa: Do të ketë investime në bujqësi dhe përkrahje të vazhdueshme për fermerët
-
Kurti në Samitin e investitorëve në Zvicër fton bizneset të investojnë në Kosovë
-
Osmani në Forumin Ekonomik të Zvicrës flet për potencialin ekonomik të Kosovës
-
Kosova synon E-bujqësinë
-
OEAK: Bujqësia do të vazhdojë të jetë një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik në Kosovë