Kryeministri, Albin Kurti, në Samitin e investitorëve në Cyrih, që po organizohet nga Qeveria e Kosovës, ka prezantuar mundësitë që Kosova ofron për investitorë dhe investime të huaja.
Sipas një njoftimi për media të Qeverisë së Kosovës, rreth 60 ndërmarrës dhe drejtues të kompanive të ndryshme, janë njoftuar, siç thuhet, për përparimin në fushën e sundimit të ligjit dhe për stabilitetin institucional, për politika fiskale të zbatuara në vend, planet investive të Qeverisë dhe karakteristika e fuqisë punëtore në Kosovë.
“Marrë parasysh ndryshimet pozitive në dy vitet e fundit dhe kushtet e favorshme që ofrohen, kryeministri Kurti ftoi bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë. Pas prezantimeve hyrëse, kryeministri Kurti së bashku me këshilltarin e tij për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, po ashtu ishin pjesë e panelit të diskutimit në të cilin u trajtuan më detajisht specifikat dhe përparësitë e të bërit biznes në Kosovë”, thuhet në njoftim.
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Kurti takon mërgatën në Austri, fton për investime në Kosovë
-
Kurti i fton mërgimtarët të investojnë në Kosovë
-
Kurti: Gjykata Komerciale do të ofrojë mjedis të favorshëm për biznes në Kosovë
-
Kurti merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të industrisë e teknologjisë