Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se trajtimi ndaj investuesve të huaj dhe Gjykata Komerciale që është në themelim e sipër, do të ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe për të bërit biznes në Kosovë.
Kurti i ka thënë këto gjatë takimit me guvernatorin e Massachusettsit, Charles Baker.
“Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, kryeministri Kurti tha se rinia e talentuar, rritja ekonomike, e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 për qind të Bruto Produktit Vendor, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Kurti duke folur për klimën tërheqëse për investime, e ka cekur sektorin e teknologjisë informative.
“Ai theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit. Mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE, tregojnë potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë. Si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë, kryeministri Kurti përmendi edhe pozitën e favorshme gjeografike dhe kulturore, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit, politikën stabile fiskale, infrastrukturën moderne të transportit etj”, thuhet na Zyra e Kryeministrit.
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Kurti në Samitin e investitorëve në Zvicër fton bizneset të investojnë në Kosovë
-
Kurti për Gjykatën Komerciale: Ky Ligj do të ketë ndikim ekonomik tejet pozitiv
-
Kurti lavdërohet për tërheqje të investimeve. OEK: Asnjë kompani serioze s’investoi viteve të fundit
-
Kurti: Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar kontribuon në paqe e stabilitet