Ministria e Bujqësisë ka bërë thirrje që të mos ndizen zjarre dhe të mos i jepet fuqi zjarrit.
Disa male në Kosovë janë përfshirë nga zjarret.
Ministria e Bujqësisë ka dal me apel te qytetarët që të mos ndizen zjarre e të ruhen pyjet. Kjo Ministri ka paralajmëruar se ndezja e zjarreve është e dënueshme me ligj.
“Apelojmë për kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit. Apelojmë po ashtu tek të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve, dhe mobilizim në shuarjen e tyre. Apelojmë veçanërisht, për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve, që të përcjellin aktivisht situatën, dhe të identifikojnë keqbërësit, e të japin informata në organet e rendit, për personat qe i shkaktojnë zjarret. Ju lutemi, kujdes dhe MOS NDIZNI ZJARRE! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë! Bëhu pjesë e parandalimit dhe e fikjes së zjarrit në rastet e paraqitjes së zjarrit në pyje. Lajmëro organet kompetente në komunat tuaja për reagim sa më të shpejtë. Ndihmo institucionet përgjegjëse në përballjen me zjarret pyjore. Ky është obligim qytetar dhe kulturë t’i dalësh zot vendit kur ai ka nevojë për ty. KUJDES: Ndezja e zjarrit është e dënueshme me ligj!” – thuhet nga Ministria e Bujqësisë.