Arbëri

Vatrat e zjarreve kthehen sërish në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se vatrat e zjarreve në këtë mot të nxehtë janë rikthyer sërish në komunën që ai drejton.

Në Zonën Industriale në Shirokë dhe në fshatin Reçan, vatrat e zjarreve kanë shpërthyer në toka malore.

Zjarrëfikësit po përpiqen ta qetësojnë gjendje, teksa Muharremaj ka postuar disa video nga ky aksion.

Suhareka edhe ditën e djeshme pati vatra të zjarreve në vende të ndryshme.