Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ra në një bunar në Suharekë, burri shpëtohet nga zjarrfikësit

Në fshatin Shirokë të Suharekës një person ka rënë në një bunar mëngjesin e së premtes.

Burri që kishte rënë ka arritur të shpëtojë falë intervenimit të zjarrfikësve.

Në faqen në Facebook “Organizata vullnetare e zjarrfikësve dhe shpëtimit” janë publikuar fotografi nga rasti.

Burri është në gjendje të mirë shëndetësore.