Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kali ra në bunar, ekipet amerikane të shpëtimit i dalin në ndihmë

Ekipe të shumta shpëtimi u mblodhën ditë më parë në Michigan të SHBA-së për t’i dalë në ndihmë një kali. Siç shkroi “Upi” të mërkurën, kafsha kishte rënë në një bunar dhe nuk kishte assesi mund të lëvizte.

Autoritetet policore thanë se morën një informatë për kalin e bllokuar dhe menjëherë u nisën drejt vendit të ngjarjes.

“Dy kuaj po ecnin nëpër oborr dhe njëri eci mbi gropën e pusit që ishte e mbuluar. Por, peshën e kalit nuk e mbajti mbulesa, duke bërë që kali të binte brenda”, deklaroi zyrtari policor, Dillon Rosa.

Nëpërmjet disa rripave për tërheqje dhe makinerisë së rëndë, kali përfundimisht u shpëtua.

Ai u ekzaminua nga një veteriner dhe u konstatua se kishte vetëm lëndime të lehta.