Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anusiq sot do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do ta vizitojë edhe Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Anusiq do të ketë takim në ministri nga ora 16:30.
Ndërkohë sot për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq.
Ajo do të pritet në takim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Pas takimit, ministrja Haxhiu dhe ministrja Zadiq do të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët të bashkëpunimit mes dy shteteve Kosovë-Austri dhe më pas do të mbahet konferencë për media. Nënshkrimi dhe Konferenca do të mbahen në ora 17:10 në hollin e objektit ish Rilindja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
Ministri kroat i përgjigjet Vuçiqit për aleancën me Kosovën dhe Shqipërinë
-
Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë nuk e rrezikon askënd
-
Anushiq i përgjigjet Serbisë për Kosovën: Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin
-
Austria mbështetëse e Kosovës në procesin e integrimit evropian