Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka nisur vizitat në komunat që janë prekur nga vërshimet ditën e shtunë.
Sipas njoftimit nga Krasniqi, ai e ka nisur me vizitën në Rahovec ku u prit nga kreu i kësaj komuna Smajl Latifi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, andaj në koordinim me kryeministrin Kurti dhe ministritë respektive, fillova të vizitoj Komunat për të parë gjendjen dhe për të ju ofruar ndihmën e nevojshme”, ka njoftuar ai.
Krasniqi ka bërë të ditur se nga Rahoveci do të udhëtojnë në Gjakovë, “ku do të vizitojmë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara”.
Kryetari i Rahovecit më herët përmes Facebookut kërkoi nga Qeveria t’i dalë në ndihmë për shkak të përmbytjeve nga shiu.