Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Jashtëm grek: Mbështesim përpjekjet e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është takuar me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë diskutuar për bisedimet midis dy vendeve.

Dendias ka shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet e Lajçakut për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve.

Dendias ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Lajçakut për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, diskutova me Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak situatën aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun Prishtinë-Beograd dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, ka shkruar.

Lajçak nga ana tjetër ka falënderuar Dendiasin dhe Greqinë për interesimin dhe mbështetjen e punës së tij dhe për angazhimin e zgjerimit të BE-së në rajon.