Dialogu Kosovë – Serbi është tema që është diskutuar në mes të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, dhe emisarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak.
“Gjatë një takimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut 2021, me emisarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, u fokusuam për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet e fundit sa i përket dialogut Beograd – Prishtinë”, ka shkruar Dendias në Twitter.
Raportet Greqi – Kosovë janë intensifikuar kohëve të fundit, pavarësisht se Greqia s’e njeh ende Kosovën shtet. Së fundmi, Dendias vizitoi Kosovën, ndërsa edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte ftuar në Greqi për të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët nën organizim të qeverisë greke. Në takimet me krerë grekë ai kërkoi njohjen e Kosovës.
-
Pas vizitës në Prishtinë, kryediplomati grek flet me Lajçakun
-
Ministri i Jashtëm grek: Mbështesim përpjekjet e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi
-
Lajçaku: Me Kurtin u takuam për t’u përgatitur në detaje për takimin e 2 majit
-
Dendias takon Osmanin e Kurtin, thotë se mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Dendias viziton Kosovën të dielën, takohet me Osmanin e Kurtin