I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ka diskutuar me ministrin francez për Evropë, Benjamin Haddad, për procesin e dialogut dhe normalizimin e raporteve.
Ai e ka falënderuar shtetin e Francës për përkrahjen e dhënë në procesin dialogues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin Benjamin Haddad. Patëm një diskutim të mirë për dinamiken në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në këtë proces”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.
Ditë më parë, Bashkimi Evropian ka thënë se në rast se palët nuk dialogojnë për normalizim raportesh, do ta humbasin mundësinë e anëtarësimit në bllok.
Kjo pasi pala serbe kishte kërcënuar me largim nga procesi dialogues me arsyetimin se Kosova po bën presion për mbylljen e shkollave që funksionojnë në kuadër të sistemit paralel të Serbisë në Kosovë.